75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 27 Prill 2026 / OSH

Zbardhen emrat e tre autorëve që vranë për hakmarrje çiftin në Lezhë

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së djeshme në Lezhë, ku çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, u ekzekutuan me armë zjarri.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, drejtues Arben Nasufi tha se dyshohet se vrasja është bërë për motive hakmarrjeje.

Janë zbardhur edhe emrat e autorëve që dyshohet se vranë çiftin Mujeci ditën e djeshme në Lezhë.

Janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç.