20:20 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Zbarkon në Rinas, izraelitit i sekuestrohen 250.000 euro të padeklaruara

Një sasi prej 250 mijë eurosh i është sekuestruar në Rinas një izraelitit këtë të diel, pasi sasia e parave nuk ishte deklaruar në doganë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues në Izrael.

Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E.R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartëmonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro, njofton Policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të E.R., për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, shtuan të njëjtat burime.