23:21 / E Martë, 13 Prill 2021 / OSH

Zbatimi i masave anticovid/ Policia në çdo cep të Kosovës

Policia e Kosovës me njësitet e saja policore po vazhdon realizimin e detyrave dhe përgjegjësive policore në nivel vendi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës edhe sonte kanë dalë në terren me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19 dhe zbatimit të masave që kanë për qëllim ruajtjen e  shëndetit publik, shkruan IndeksOnline.

“Qëllimi primar i Policisë së Kosovës është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike si dhe respektimi i masave anti covid në të gjitha rajonet e Kosovës, në interes të shëndetit publik, si dhe ndëshkimi i atyre që bien në kundërshtim me këto masa”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/