20:41 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zbritja më e vogël në dyqane që keni parë ndonjëherë

Blerësit kanë mbetur “të shokuar” kur panë zbritjen e disa çokollatave në njërën nga dyqanet në Britaninë e madhe.

Supermarketi i famshëm Aldi kishte bërë ulje për festat e fundvitit, por çmimi i këtyre çokollatave i la blerësit të zhgënjyer.

Nga 4 funta sa kishte qenë çmimi, çokollatat me zbritje shiteshin për 3.99 funta.

Nuk dihet nëse ka qenë e gabuar apo e qëllimshme, por me këtë çmim sigurisht që blerësit nuk do dalin asgjë në fitim./Indeksonline/