09:52 / E Enjte, 14 Tetor 2021 / AR

Zbulimi i ri/ Së shpejti do të mund ta matni temperaturën e trupit përmes ‘AirPods’

Apple AirPod-ët e juaja një ditë do të jenë në gjendje të matin temperaturën e trupit tuaj, të përmirësojnë dëgjimin dhe të monitorojnë sjelljen tuaj.

Kompania e cila qëndron prapa Iphone, thuhet se po studion mënyra për të bërë që AirPods të jenë në gjendje të kryej këto funksione, transmeton Indeksonline.

Sipas Journal, thuhet se kompania është duke krijuar një prototip të AirPods për të matur temperaturën e trupit të bartësit nga veshi i tyre.

Për të marrë temperaturën brenda veshit, Apple thuhet se po përpiqet të shtojë një termometër në kufje, i ngjashëm me matësin e temperaturës së lëkurës që është përfolur si shtesë në Apple Watch.

Gazeta shkruan se karakteristika të tilla nuk pritet të jenë të disponueshme deri në vitin e ardhshëm./Indeksonline/