Zbulimi i ri te femrat thyen teorinë që besohej gjithë kohës
Edhe pse besohet se urina është sterile, shkencëtarët kanë ardhur deri te zbulimi që mund të jenë shumë shqetësues.
Në të vërtetë, ata zbuluan se urina te femrat nuk është sterile, pasi përmban shumë baktere që gjenden ndërmjet vagjinës dhe fshikëzës, transmeton KosovaPress.
Kjo dëshmi ndryshon mendimin se fshikëza dhe urea janë të lira nga bakteret, përveç, sigurisht, për shkak të sëmundjes.
“Tani e dimë se urina nuk është sterile, ne kemi ardhur në njohuri të reja për fshikëzën”, tha studiuesi Alan Wolfe.
Ekipi hulumtues shpreson se ky hulumtim do të ndihmojë në diagnostikimin më të mirë të infeksioneve të traktit urinar dhe çrregullimeve të tjera.
Studimi u krye në Universitetin e Loyola, Çikago, ku u krahasuan gjenet e 149 baktereve të 77 grave.
Studiuesit zbuluan se mikrobioti bakterial – një komunitet bakterial brenda trupit – është i ngjashëm me fshikëzën dhe vagjinën, por jo edhe në traktin e tretjes. Kjo është arsyeja pse ata arritën në përfundimin se bakteret midis këtyre dy organeve udhëtojnë në mënyrë të sigurt përmes urinës.
Më herët besohej se urina ishte sterile në gratë e shëndetshme dhe se bakteret mund të gjendeshin vetëm gjatë infeksioneve.
“Tani që ne e dimë se urina nuk është sterile, duhet të rivlerësojmë gjithçka që kemi menduar deri më tani për njohjen e fshikëzës dhe gjithçka që kemi bërë”, thotë Wolfe