14:09 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohen detaje të reja nga vazhdimi i Game of Thrones

Tashmë është bërë e diturë që vitin e ardhshëm do të shfaqet sezoni i fundit i serisë televizive më të shikuar të momentit, Game of Thrones, dhe tani autori i librave George R.R. Martin zbulon titullin e serialit që do të vazhdojë historinë e Game of Thrones pas përfundimit.

HBO janë munduar të mbajnë të fshehta detajet, ka qenë George R.R. Martin ai i cili ka zbuluar se seria e parë që do të fillojë të xhirohet do të titullohet ‘The Long Night’, Martin poashtu ka zbuluar se aktorja Naomi Watts do të jetë protagonistja e kësaj serie.

Premiera e ‘The Long Night’ nuk ka ende një datë të sakt.

Ndërsa as seria e famshme ‘Game of Thrones’ nuk dihet se kur do të fillojë të shfaqë sezonin./Indeksonline/