22:44 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / Gj. Sh

Zbulohen detajet e kontratës së re të Milanit me Giroud

Skuadra e Milanit ka arritur marrëveshje me Olivier Girud për vazhdimin e kontratës.

Sipas raportimeve të fundit, drejtusit kuqezi kanë pasur një takim me menaxherët e francezit dhe palët kanë vendosur të rinovojnë kontratën deri në vitin 2024, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu janë zbuluar edhe detajet e kontratës, ku Giroud pritet të ketë një pagë prej 3.8 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa zyrtarizimi do të vie në ditët e ardhshme.

36-vjeçari u bashkua me Milanin në vitin 2021 nga skuadra e Chelseas, dhe këtë sezon ka shënuar 12 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat./IndeksOnline/