12:45 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Zbulohen prapaskenat, Neymar tentoi të futej në dhomën e gjyqtarëve

Penaltia e dhënë me anë të teknologjisë VAR në të mirë të Manchester United, e cila eliminoi PSG-në nga Liga e Kampionëve, ka shkaktuar debate dhe tensione të shumta.

Neymar, i cili humbi ndeshjën për shkak të një lëndimi, ishte mes atyre që ishin pranë fushës dhe nuk mund t’i besonte syve.

Pas përfundimit të ndeshjës, braziliani shpërtheu në mediat sociale, duke akuzuar referin Damir Skomina për vendimin e tij.

Një raport i ri nga RMC sugjeron se 27-vjeçari gjithashtu u përpoq të shkoj në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve për të debatuar me ta lidhur me vendimin për të dhënë një penallti, sipas tij të paqenë.

RMC raporton se pjesëtarët e stafit të sigurisë së klubit ndaluan Neymar gjatë rrugës dhe nuk lejuan që situata të përkeqësohet më tej.

Raporti thekson më tej se Neymar u qetësua më vonë dhe ngushëlloi trajnerin Thomas Tuchel, përpara se të takohej poashtu me shokun e tij Paul Pogba ku diskutuan për lëndimin e tij. /IndeksOnline/