75 Mall Live Search
23:46 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Gj. Sh

Zbulohen shifrat e transferimit të Mastantuonos te Reali

Franco Mastantuno sot është zyrtarizuar si futbollist i ri i Real Madrdit.

Ai ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, shkruan IndeksOnline.

Klubi mbretëror do ti kushtoj plot 63.2 milionë eurosh transferimi i mesfushorit argjentinas nga skuadra e river Plates.

45 milionë euro është klauzola e lirimit e kërkuar nga River Plate, 11.8 milionë euro janë nga autoritetet tatimore spanjolle, 1.4 milionë euro janë nga futbollistët e sindikalizuar, 0.9 milionë euro janë për Fondet Strukturore të AFA-s (Shoqata Argjentinase e Futbollit), 3.6 milionë euro janë nga Dekreti 510/2023 dhe 0.5 milionë euro janë nga tarifa të tjera. Totali është 63.2 milionë euro.

Mastantuno do të bashkohet me Realin pas Kupës së Botës për Klube, pasi aty do të luaj me fanellën e River Plates./IndeskOnline/