22:31 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Zbulohet arsya qesharake e Robben se pse kishte zgjedhur Chelsea në vend të Man Utd

Rio Ferdinand ka treguar që futbollisti Robben ishte afër një transferimi te Manchester United mirëpo e kishte penguar diçka.

Edhe pse e çuditshme Ferdinand tregoi se ajo që e kishte penguar futbollistin për këtë transferim ishte aroma e keqe në stërvitje, transmeton IndeksOnline.

“Ai erdhi në terrenin e stërvitjes. Ai eci për rreth dhe nuk i pëlqeu aroma dhe u largua e shkoi te Chelsea. Unë nuk mund ta besoja atë njeri. Ai do të kishte qenë i shkëlqyeshëm për ne.”

Robben ishte futbollisti kryesor i Chelsea gjatë sezonit 2004/5, ku kaloi një periudhë fantastike të karrierës së tij./IndeksOnline/.