10:17 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse agjenti i Bales u pezullua dhe u gjobitë me 50 mijë funte

Gareth Bale ishte njëherë futbollisti më i shtrenjtë në botë, kur ai u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2013 për 100 milionë euro.

Që nga atëherë, Bale e ka fituar katër herë titullin e Chamopions Leagues si dhe e ka fituar njëherë titullin e La Ligas dhe Copa Del Rey.

Por, suksesi i Bales në fushën e lojës është ”nëpërkëmbur” nga agjenti i tij, David Manasseh, i cili kishte nën menaxhim edhe Ashley Cole, Joe Hart, Adam Lallana, Luke Shaw dhe Jordan Pickford.

Manasseh u ”rehatua” me një grup të konsulencës të quajtur ”Stellar” në vitin 1992 me partnerin e tij, Jonathan Barnett, transmeton IndeksOnline.

Real Madrid v Liverpool - UEFA Champions League Final

Pasi Bale shënoi gol akrobatik ndaj Liverpoolit në finalen e sezonit të kaluar në Champions League, Manasehh u pa duke festuar titullin e katërt të Champions Leagues pas ndeshjes.

Derisa Bale e ka nisur sezonin e ri mjaft mirë me tre gola në La Liga dhe dy asistime, e njejta nuk mund të thuhet për Manasseh.

Manasseh është duke u akuzuar që ka tentuar të negociojë kontratën me një lojtar para ditëlindjes së tij të 16-të.

Agjenti i Bales, i cili gjithashtu është drejtor menaxhues i ”Stellar”, i ka mohuar akuzat, megjithatë në seancën dëgjimore, Manasseh është shpallur fajtor.

Image result for david manasseh

Si rezultat i kësaj, ai tani është pezulluar për tre muaj nga të gjitha aktivitetet e futbollit si dhe me një gjobë prej 50 mijë funtesh.

Rregullorja e Federatës së Anglisë përcakton se kontratat mes agjentëve dhe lojtarëve mund të nënshkruhen vetëm nga 1 janari në vitin e ditëlindjes së 16-të të lojtarëve./IndeksOnline/