14:12 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet arsyeja se pse Behxhet Pacolli e lëshoi takimin me Listën Serbe (Foto)

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka lëshuar takimin që kryeministri Haradinaj po e mbanë me Listën Serbe.

Arsye për këtë është pritja që Pacolli ka shkuar për t’i bërë në aeroportin e Prishtinës zyrtarëve të lartë të BE-së.

Në fotot e siguruara nga Indeksonline shihet se Pacolli është mikpritësi Hahn, Juncker e Mogherinit bashkë me ministren Dhurata Hoxha./Indeksonline/