Zbulohet arsyeja se pse dështoi kalimi i Modric te Man City
Bernard Halford, president nderi i Manchester Cityt, ka pohuar se klubi ishte pranë transferimit të Luka Modric për vetëm 10 milionë funte në vitin 2008.
Vera e vitit 2008 solli ndryshim rrënjësor në Etihad, me ardhjen e Robinhos, Vincent Kompanyt dhe Pablo Zabaletas.
Sheikh Mansour gjithashtu kompletoi blerjen e klubit nga pronari paraprak, Thaksin Shinawatra, transmeton IndeksOnline.
Halford tha për Daily Mail: ”Kur Shinawatra ishte këtu, ne mund ta blenim Modric”.
”Shinawatra ishte shumë i emocionuar – ai më tha mua se është pranë një përforcimi të madh”.
”Vedran Corlucka e kishte këshilluar Modric të vinte te ne, por kur na duheshin paratë, paratë e Shinawatras ishin të bllokuara në Tajlandë”.
”Ai erdhi te unë në ditën e parë të sezonit duke më treguar se do të largohej, kështu që ne nuk e transferuam Modricin”.
”Transferimi ishte afër të mbyllej për 10 milionë funte – dhe tani ai sfidon për Topin e Artë”./IndeksOnline/
Luka Modrić is the first player to win the World Cup Golden Ball and the UEFA Men’s Player of the Year award since Ronaldo in 1998.
An exclusive club. ???? pic.twitter.com/kOJEgEkEnY
— Squawka Football (@Squawka) August 30, 2018