22:38 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zbulohet Audi A6 e re [Foto]

Tre imazhe të Audi A6 janë zbuluar përpara prezantimit zyrtar të veturës në ‘Geneva Motor Show’, dhe duket që ky model nuk na befason aq shumë.

A6 e re duket një model saloon më këndor dhe me pamje paksa më sportive – në mënyrë të vecantë mund të cekim pjesët më muskulore mbi rrotat e pasme.

Së bashku me këto foto nuk ka ndonjë informacion, por A6 cilësohet nga ekspertët e veturave si një A8 e zvogëluar.

Sa i përket teknologjisë pritet të marrë “hua” shumë nga modeli i ri A7, të cilin tashmë e kemi parë.

Javën e ardhme do të dimë më shumë për këtë model të ri, kur edhe do të bëjë debutimin zyrtar. /IndeksOnline/

Temat: