Zbulohet e ardhmja e Thiago Motta-s pas pensionimit (Video)
Mesfushori i njohur, mund të bëhet trajner i futbollit menjëherë pas pensionimit!?
Thiago Motta i dha fund karrierës futbollistike mbrëmë në festën e Paris Saint Germain.
Ish-lojtari i shumë klubeve; Barcelona, Inter, Atletico Madrid dhe Genoa në moshën 35-vjeçare i ka dhënë fund karrierës, shkruan IndeksOnline.
Ai gjatë karrierës profesionale fitoi shumë tituj me rëndësi; La Ligan, Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Ligue 1.
Motta nuk do të largohet komplet nga bota e futbollit, pasi mediat në Francë thonë se italiani me nënshtetësi braziliane do të emërohet trajner i PSG-së në grupmoshat U19./IndeksOnline/
?? #GrazieThiago pic.twitter.com/reG7UMtWq7
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 13, 2018