23:15 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Zbulohet e ardhmja e yllit të Interit

Lautaro Martinez është kryefjala e merkatos së verës.

Argjentinasi shihet pranë Barcelonës, por duket se nuk do të ndodhë kështu. Futbollisti do të qëndrojë tek Interi, të paktën kështu pretendon menaxheri i tij.

“Është thënë se Barcelona dhe Reali e duan atë, por për të është sikur nuk ka ndodhur asgjë. Të tjerët mund të mos flinin natën.

“Ai nuk më ka marrë kurrë për të më pyetur në lidhje me zëra të tillë. Ai është i fokusuar tek Interi dhe puna atje. Nuk ka asgjë zyrtare mes klubeve për Lautaron”, – tha agjenti i tij Beto Yaque.