23:45 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zbulohet e vërteta e përleshjes, futbollistët e Marseilles e ofenduan Neymarin në baza racore

Sonte në ndeshjen PSG-Marseille u pa çdo gjë, nga futbolli deri te grushtet.

Referi u detyrua të jap pesë kartonë të kuq për shkak të përleshjes së futbollistëve, transmeton Indeksonline.

Deri sa po dilte nga fusha, Neymar ju drejtua referit duke i thënë se po ofendohej nga futbollistët e Marseilles në baza racore.

Vlen të ceket se mbrojtësi i Marseilles, Alvaro kishte pasur probleme me Neymarin edhe në të kaluarën.

Alvaro, sa ishte pjesë e Espanjoll, e kishte ofenduar në baza racore Neymarin./Indeksonline/