19:00 / E Premte, 07 Gusht 2020

Zbulohet fakti se pse Adama Traoren nuk mund ta ndalojë askush

Adama Traore po zhvillon sezonin e tij më të mirë me skuadrën e Wolves . Në moshën 24 vjeç, spanjolli ka luajtur 37 ndeshje në Premierligë, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë nëntë asistime.

Përveç suksesit me klubin, Traore kohëve të fundit u bë lajm në mediat botërore për fizikun e tij, shkruan IndeksOnline

Sulmuesi falë palestrës gëzon një fizik të shkëlqyer, por ai dhe klubi i tij kanë një ide se si futbollistët kundërshtar të mos mund ta ndalin, Traoren.

Nga një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet dikush nga kampi stërvitor i Wolves që ia lyen duart sulmuesit, kjo e bën të pamundur kapjen e tij nga kundërshtari gjatë kohës kur ai është duke vrapuar.