21:29 / E Shtunë, 20 Korrik 2019

Zbulohet identiteti i personit që vdiq nga rrahja te nënkalimi

Gani Rama, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka vdekur te nënkalimi në Prishtinë pasi është rrahur nga një person.

 Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se viktima është nga Podujeva ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar.

 I dyshuari ka pasur të veshur maicë me ngjyrë të bardhë dhe menjëherë pasi e ka shtyrë viktimën shkallëve të nënkalimit, ka ikur në drejtim të panjohur.

 Policia e Kosovës me të pranuar informacionin është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkitazi me rastin.

Në polici rasti është paraqitur në orën 17 e 51 minuta ndërsa aktualisht nuk dihen motivet që quan deri të vdekja e viktimës./Indeksonline/