16:43 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet korrupsion i madh në futbollin anglez

Federata Angleze kanë konfirmuar se kanë dyshime në lidhje me shitjen e stadiumit më modern në vend, Wembley.

Një ish-zyrtar i FA vitin e kaluar, Craig Kline i ka bërë thirrje federatës që të shikojë me vëmendje mënyrën e privatizimit të stadiumit nacional.

Ai ka bërë të ditur se ka bërë një kallëzim ndaj Fullham dhe Federatës që ka një formë korrupsioni në këtë drejtim.

FA gjithashtu kanë konfirmuar se janë duke u marrë me rastin të cilin Kline e ka raportuar.

“Kohët e fundit kemi qenë të kontaktuar nga Craig Kline, i cili ka bërë një seri dyshimesh rreth Fulham FC”.

“Ne jemi aktualisht në procesin e shqyrtimit të këtyre pretendimeve”, thuhet në njoftimin e federatës angleze. /IndeksOnline/