Zbulohet lista e Barcelonës për ndeshjen e sotme ndaj Bayern Munichut

Një ndeshje e vështirë e pret Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Gjigandi spanjoll, Barcelona ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Bayernit.
Nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në skuadër nga ajo e ndeshjes së kaluar ndaj Sevillas, me Flick që synon të marrë një rezultat pozitiv ndaj ish-skuadrës së tij.
Kujtojmë së Barcelona, do të presë Bayern Munichun në “Montjuic” në ndeshjen e mbrëmjes në orën 21:00./IndeksOnline/