19:17 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zbulohet muaji se kur do të mbahet meçi i tretë ndërmjet Fury dhe Wilder


Meçi i tretë në mes Tyson Furyit me Deontay Wilder mund të vonohet deri në shkurt.

Takimi i tretë për dy boksierët është vendosur të mbahet me 19 dhejtor në Las Vegas, shkruan IndeksOnline

Por, si duket kjo luftë nuk do të zhvillohet këtë vit, kjo për shkak të pandemisë koronavirus, njofton menaxheri i Furyit, Bob Arum.

Ndërkaq, edhe presidenti i Sulaiman tha se ky meç ka gjasa të shtyhet, por që nuk e bëri të ditur datën.

“WBC ka rishikuar çdo kategori të peshave, duke e konsideruar edhe pandeminë,” i tha presidenti Mauricio Sulaiman për “Sky Sports”. 

“Unë të thuhet se dulein ka gjasë që të mos mbahet në dhjetor, kjo për shkak të koronavirusit, dhe kampioni i boksit duhet të vendoset vitin e ardhshëm”.

“Nuk ka kuptim të spekulosh një datë, por do të jetë në fillim të vitit të ardhshëm kur ata të jenë në gjendje të negociojnë”, tha Sulaiman.