10:43 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zbulohet nëse Meritan Shabani do ta përfaqësojë Kosovën në nivel internacional

Njëri prej futbollistëve kosovar që po shkëlqen në ditët e sotme në futbollin evropian është Meritan Shabani.

Shabani, i cili luan te të  rinjtë e Bayern Munich, konsiderohet si talent premtues i skuadrës bavareze.

Ai është ftuar nga Bayern Munich edhe në turneun para-sezonal në Amerikë dhe ka shënuar gol në humbjen, 2-3 nga Manchester City.

Megjithatë, në nivel internacional, ende nuk është bërë e ditur nëse Shabani do të luajë për Përfaqësuesen kosovare apo për Kombëtaren gjermane.

Menaxheri për lincensime në FFK, Bajram Shala ka zbuluar për Gazetën Express se janë në kontakte me përfaqësuesit e yllit kosovar.

“Po ka shumë kohë që jemi në kontakt me familjarët e Meritanit”, ka thënë ai. “Ata kërkojnë që të mos nguten dhe fillimisht duan ta shohin sesi po zhvillohet Meritani e më pas të marrin një vendim”.

Shala thotë se FFK do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta bindë Shabanin për ta përfaqësuar Kosovën në nivel internacional.

“Ne ua kemi bërë të qartë që jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundshme që Meritani të përcaktohet dhe të luaj për Kosovën”. /IndeksOnline/