09:37 / E Martë, 20 Shtator 2022 / AR

Zbulohet një tjetër tradhti e Pique ndaj Shakirës

Polemika rreth ndarjes mes Gerard Piqué dhe Shakira merr një kthesë të re. Romanca me Clara Chía nuk ishte e vetmja tradhti e futbollistit spanjoll ndaj këngëtares kolumbiane, pasi ka dalë në dritë një e re nga qendërmbrojtësi.

Sipas gazetarit Jordi Martin, i cili ka publikuar lajmin përmes rrjeteve të tij sociale, lojtari i Barcelonës do ta kishte tradhtuar yllin e pop-it qysh në vitin 2012 me modelen e famshme izraelite Bar Refaeli, e njohur për lidhjen me Leonardo DiCaprio nga viti 2006 deri më 2011.

Pra, sipas informacioneve të zbuluara nga Martin, Gerard Pique dyshohet se ka pasur një lidhje me Bar Refael dy vite pas nisjes së bashkëjetesës me Shakirën. “Pas një kohe të gjatë, ata më në fund kanë konfirmuar atë që dikur ishte një sekret i hapur.

Pretendimi i tradhtisë së Gerard Piqué ndaj Shakirës me Bar Refaeli në vitin 2012, theksoi Marti, – u konfirmua nga një mik i ngushtë i futbollistit, i cili zbuloi se arsyeja e vizitave të shumta të top-modeles në Barcelonë ishte kjo”.

Po kështu, gazetari theksoi se ky informacion i është komunikuar tashmë këngëtares kolumbiane nga një person, të cilit i beson plotësisht: “Shakira po merr shumë informacione të reja për të cilat ajo nuk ishte plotësisht në dijeni”.

Pique dhe Shakira kryqëzuan rrugët për herë të parë në vitin 2010, falë Botërorit të zhvilluar në Afrikën e Jugut, ku kolumbiania mori pjesë me këngën zyrtare “Waka Waka”, ndërsa futbollisti ishte një nga yjet që drejtoi Spanjën për ta fituar Kupën e Botës atë edicion.

Edhe pse romanca filloi në vitin 2010, çifti zyrtarizoi lidhjen e tyre vetëm në mars 2011, duke u bërë një nga dyshet më të forta në industrinë e futbollit dhe argëtimit… Spanjolli dhe kolumbiania i dhanë fund lidhjes së tyre në mes të këtij viti për shkak të tradhtisë së lojtarit me Clara Chía.