10:28 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018

Zbulohet oferta 1 miliard euro që Berlusconi e kishte refuzuar për shitjen e Milanit

Ishte viti 2007 atëherë kur Ancelotti me Milanin e kishte fituar Ligën e Kampionëve. Menjëherë pas këtij suksesi, sheiku i Katarit, Al Thani i ofroi Berlusconit 1 miliard euro për blerjen e Milanit.

Pasi e diskutoi me bordin, Berlusconi kishte vendosur që ta refuzonte këtë ofertë gjigante.

Më pas Milani filloi gradualisht të bie, për çka ranë edhe të ardhurat dhe kishte lëkundje financiare.

Nënte vite më pas bosi italian u detyrua që skuadrën e zemrës ta shiste me çmim shumë më të lirë duke bërë pazar me Fininvest për të shitur Milanin në vlerën e 740 milionë eurosh./Indeksonline/