22:00 / E Martë, 18 Tetor 2022 / AR

Zbulohet pika e fortë dhe pika e dobët e Megi Pojanit

Që në nisje të “Dancing With the Stars”, Megi Pojani dhe balerini i saj Jurgen Balaj treguan se kanë një raport mjaft të mirë. Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, balerini i Megi Pojanit u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të aktores.

Jurgeni u shpreh se Megi është shumë punëtore, duke këshilluar edhe konkurrentët e tjerë të “marrin shembull”.

“Është shumë punëtore dhe kjo është pika e saj më e fortë që është shumë e dëgjuar. Çfarëdolloj gjëje që i korrigjon ose i kritikon, ajo punon me orë të tëra, është gati për të punuar me orë të tëra”- u shpreh mes të tjerash balerini.

Sa i përket pikës së dobët, ai fillimisht hezitoi, por më pas veçoi me humor “sensualitetin.”

“Se di… por dua të them që jo çdo performancë që shihet në televizor ka qenë si në hapat e parë. Kështu që nuk mendoj pikë të dobët diçka te Megi… Mund të them që sensuale, është shumë sensuale saqë edhe juria thotë uleni pak dozën e sensualitetit”– tha Jurgeni.

Kujtojmë se Megi Pojani ka dhuruar show mbrëmjen e të premtes me kërcimin e saj me Jurgenin, në një tango befasuese, në shtrat, me lëvizje sensuale dhe provokuese.