09:59 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet plani i Man Unitedit për Mourinhon pas humbjes nga Spurs

Trajneri i Man Unitedit, Jose Mourinho nuk do të shkarkohet pavarsisht humbjes shokuse mbrëmë nga Tottenhami, gjithnjë sipas gazetarit të BBC Sport, Phil McNulty.

Numri një i Man Unitedit është vënë nën presion të vazhdueshëm kohëve të fundit dhe sidomos tani pas humbjes në ”Old Trafford” nga Spurs.

Pas ndeshjes, Mourinho shkoi drejt tifozëve të Man Unitedit në tribuna duke i duartrokitur dhe duke insistuar se skuadra e tij është e bashkuar.

Pavarsisht kësaj, disa tifozë janë duke e kërkuar shkarkimin e 55-vjeçarit, transmeton IndeksOnline.

Por, gazetari i BBC Sport, McNulty insiston se trajneri i ”Djajve të Kuq” do të mbetet në këtë post pavarsisht thellimit të krizës.

”Man Unitedi nuk pritet ta shkarkojë trajnerin pasi klubi ka shpenzuar shumë që prej ardhjes së tij në Old Trafford”.

”Si rezultat i kësaj, Mourinho e ka fituar EFL Cup dhe Europa League si dhe e ka arritur finalen e FA Cup në dy sezone radhazi, më shumë se që kanë bërë Klopp dhe Pochettino”.

”Dhe kështu Man Unitedi nuk është duke e konsideruar shkarkimin e Mourinhos tani për tani”, tha McNulty./IndeksOnline/

Man Utd news Jose Mourinho BBC Sport Tottenham