19:32 / E Premte, 16 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Zbulohet plani i Scalonit për finalen ndaj Francës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka zhvilluar një tjetër seancë stërvitore këtë të premte, ku ka vendosur të testojë sisteme të ndryshme taktike për finalen e së dielës, kundër Francës.

Scaloni e nisi pjesën taktike të stërvitjes duke provuar një linje mbrojtëse me 5 lojtarëve, me Molinan e Marcos Acuñan në krahë. Më pas, ai ndryshoi sistemin dhe filloi të luajë me një 4-4-2, pasi iu bashkuan skuadrës Ángel Di María dhe Lisandro Martínez.

Di María mund të luajë në formacionin titullar, pas rikuperimit nga dëmtimi i pësuar para ndeshjes kundër Australisë. Lojtari i Juventusit luajti vetëm 10 minuta në takimin kundër Holandës.