18:50 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / AR

Zbulohet ‘romanca’ e Antonelës dhe Arsimit, ja çfarë po kurdisin dyshja!

Konkurrentët e “Për’puthen” me anë të postimeve provokuese po arrin të jenë në qendër të vëmendjes.

Së fundmi u përfolën për një lidhje mes Antoneles dhe Arsimit, e kjo shkak i afirmitetit te tyre, shkruan Indeksonline.

Për këtë ka folur Arsimi në një emision, ku tregoi se pëlqen Antonelën, mirëpo nuk kanë asgjë më shumë se miqësi.

“Antonela më pëlqen është një vajzë e bukur, por nuk ka asgjë mes nesh. Ne do të kemi një projekt bashkë. Bëhet fjalë për një projekt muzikor. Është e vërtetë që kemi pasur një takim në Milano. Unë shkova për të takuar familjen dhe disa shok në Milano, edhe Antonela takoi familjen dhe vendosëm që të takohemi edhe ne të dy, sepse kur je në emision krijon edhe shoqëri. Por ishte rastësisht, nuk kemi planifikuar asgjë. Isha unë aty, më shkruajti i shkrova dhe u takuam. Xhirimet e klipit nuk janë realizuar në Milano, por janë në shumë vende”, u shpreh ai.