12:38 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Zbulohet shtatorja e Adem Jasharit në Lipjan (Foto)

Sot kur në Kosovë festohet ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, festa e pavarësisë së Shqipërisë si dhe dalja e parë e UÇK-së para publikut, në komunën e Lipjanit është bërë edhe zbulimi i shtatores së Jasharit.

Në sheshin e komunës së Lipjanit është bërë zbulimi i kësaj shtatore që mblodhi shumë qytetarë dhe familjarë të Jasharajve, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu ishte pikërisht Rifat Jashari i cili tha se sot Adem Jashari i bëri bashkë të gjithë në sheshin e Lipjanit./Indeksonline/