12:32 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zbulohet skenari i opozitës për prokurorin e ri

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme. Mbledhja do të nisë në orën 18:00.

Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje. Kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Shumica të hënën do të votojë për prokurorin e ri të përkohshëm, ndërsa zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike.

Pikërisht për këtë opozita ka vendosur që ditën e hënë në orën 09:30 të ngrihet në një protestë në Tiranë. Nismës së PD-së për protesta duket se i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.