22:13 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Zbulohet skuadra më e vlefshme në botë!

Revista Forbes ka publikuar listën e klubeve më të pasura në botë. Lista shqyrton të drejtat e televizionit, kontratat e lojtarëve dhe shpenzimet.

Klubi më i pasur në botë është Cowboys Dallas, që bën gara në NFL, apo ndryshe Futbolli Amerikan. Kjo skuadër kap vlerën e 4.8 milionë dollarë, shkruan IndeksOnline.

Pas skuadrës së famshme amerikane, vjen klubi futbollistik, Manchester United me vlerë 4.1 milionë dollar.

Ekipi i tretë më vlefshëm është Real Madridi, me vlerë 4 milionë dollar, kurse rivali i tyre Barcelona qëndron e katërta me 3.6 milionë dollarë.

Në radhë vijnë këto ekipe: New York Yankees (4 milionë dollarë), New England Patriots (3.7 milionë), New York Knicks (3.6), Loas Angeles Lakers (3.3), New York Giant (3.3), Warriors Golden (3.1), Uashington Redskins (3.1).

Klubet e famshme europiane kanë këto vlera; Bayern (3.063 milionë dollar), Manchester City (2.4), Arsenal (2.2), Chelsea (2.062), Liverpooli (1.9), Juventusi (1.4) dhe Tottenham (1.2 milionë dollarë)./IndeksOnline/