19:17 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zbulohet vendimi i UEFA-s për Cristiano Ronaldon – dhe është befasi

Cristiano Ronaldo pritet të përballet me Manchester Unitedin pavarsisht se u ndëshkua me karton të kuq në debutim për Juventusin në Champions League.

Ronaldo u përjashtua me karton të kuq pas një konfrontimi me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillo në ndeshjen e djeshme, Valencia – Juventus.

Megjithatë, burimet e afërta me UEFA-n bëjnë të ditur se Ronaldo do të pezullohet vetëm për një ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Kështu, sulmuesi portugez pritet të luajë në ”Old Trafford” ndaj Manchester Unitedit më 7 nëntor.

Trupi gjykues i UEFA-s ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ronaldos – i cili u largua nga loja e djeshme me lot në sy.

Dhe Juventusi nuk ka të drejtë të apelojë për pezullimin prej një ndeshje dhe kështu definitivisht ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, ndaj Young Boys./IndeksOnline/