09:42 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zbulohet vlera marramendëse e lojtarëve të stolit të Barçës në sfidën ndaj Alavesit

Banka rezervë e Barcelonës të shtunën ndaj Alavesit ishte luks i vërtetë për skuadrën katalunase.

Kurrë nuk në historinë e klubit, ata nuk kishin një stol kaq të vlefshëm të ulur afër trajnerit të skuadrës.

Ernesto Valverde zgjodhi për një formacion startues, me të cilët e mbylli sezonin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Të gjithë përforcimet e kësaj vere u ulën së bashku në bankën rezervë, dhe ata e kishin përkrah përforcimin më të shtrenjët në historinë e klubit, Phillipe Coutinho.

Në total, vlera e paguar për lojtarët që mbrëmë ishin në stol është 294 milionë euro: Jasper Cillessen (13), Coutinho (155), Malcom (41), Clement Lenglet (35), Arthur (31) dhe Arturo Vidal (19).

Por, stoli nuk ishte me vetëm gjashtë lojtarë, pasi që duhet ta konsiderojmë faktin se aty ishte edhe Rafinha, i cili i kushtoi Barcelonës 0 euro.

Tashmë, konkurrenca për formacionin startues te Barcelona është rritur, por skuadra ka edhe opsione luksi nga banka rezervë.

Situata nga sezoni paraprak ka ndryshuar pasi që tani Valverde ka më shumë mundësi të bëjë rotacione me skuadrën./IndeksOnline/

Temat: