08:34 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / C E

Zbuloni se cilat aplikacione Android po ju spiunojnë

Është më mirë të siguroheni që vetëm aplikacionet që ju besoni mund të kenë akses në të dhëna të ndjeshme dhe për t’u besuar aplikacioneve duhet të siguroheni për lejimin e tyre.

Sipas “How to Geek”, ka raste si për shembul nëse nuk dëshironi që aplikacioni i redaktimit të fotografive të jetë në gjendje të lexojë regjistrat e thirrjeve ose parandaloni që aplikacionet e tjera t’ju spiunojnë, ndaj duhet të ndaloni aksesin e tyre në këto të dhëna.

Metoda për t’ju ndihmuar të parandaloni që aplikacionet Android t’ju spiunojnë është duke përdorur menaxherin e lejeve të integruar të sistemit operativ:

1- Hapni menunë “Cilësimet”, në telefonin ose tabletin tuaj Android me sistemin operativ Android dhe mund ta hapni menunë përmes sirtari i aplikacionit.

2- Klikoni në opsionin “Aplikacionet dhe njoftimet” nga menyja e cilësimeve.

3- Zgjidhni opsionin “Advanced”, për të zbuluar më shumë opsione, më pas klikoni në opsionin “Permission Manager”.

4- Nëse nuk e gjeni këtë opsion në telefonin tuaj Android, duke qenë se çdo pajisje ka cilësime të ndryshme në varësi të prodhuesit të saj, provoni në vend të kësaj të kërkoni për “Permission Manager”, nga shiriti i kërkimit në krye të menysë së cilësimeve.

5- Brenda skedës “Menaxheri i lejeve”, do të gjeni një listë të të gjitha aplikacioneve të moduleve që mund të kërkoni akses, si p.sh. regjistrat e thirrjeve telefonike, vendndodhjen, mikrofonin, SMS dhe leje të tjera. Nën emrin e çdo leje, sistemi operativ Android ju tregon numrin e aplikacioneve që ju keni dhënë të drejtën për të hyrë në këtë leje.

6- Kur klikoni mbi ndonjë nga këto leje, mund të kontrolloni aplikacionet që lejohen të kenë akses te lejet ose ato që ju keni refuzuar t’i jepni këtë leje. Sistemi ”dhe më pas fikeni.