20:04 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zbulonise ku jeton bleta më e madhe në botë!

Bleta më e madhe në botë është zbuluar përsëri, pas disa dekadash që mendonin se kishte humbur. Bleta gjigante, e cila është sa gishti i një të rrituri u gjet në një ishull në Indonezi.

Pas disa ditësh kërkime, ekspertët e kafshëve të egra gjetën një bletë të vetme të gjallë, të cilën e fotografuan dhe filmuan.

Njihet si “Wallace” pasi u zbulua nga eksploruesi britanik, Alfred Russel Wallace, i cili e përshkroi atë në 1858.

Shkencëtarët gjetën disa mostra në vitin 1981, por nuk është parë më që atëherë.

Në janar, një ekip ndoqi hapat e Wallace në një udhëtim përmes Indonezisë në një përpjekje për të gjetur dhe fotografuar bletën.

/Ora News/