18:59 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Zbutet “bisha bërthamore” Kim Joung Un bënë historinë, i pari lider që kalon në Korenë Jugore (Video)

Me një hap të vetëm mbi një pllakë të betonit të plasaritur llogaritet të jetë një hap i madh për dy Koretë, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un bëri historinë duke kaluar kufirin më të armatosur në botë për të përshëndetur rivalin e tij, presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, shkruan Metro.uk, transmeton Indeksonline.

Kim Jong Un e ftoi presidentin jug korean të kalonte shkurtimisht në pjesën veriore me të përpara se të ktheheshin në anën jugore për bisedime mbi armët bërthamore të Koresë së Veriut.

Këto hapa të vegjël duhet të shihen në kontekstin e vitit të kaluar – kur Shtetet e Bashkuara, aleati i saj Koreja e Jugut dukej se ishin në prag të luftës bërthamore pasi Veriu lëshoi ​​teste të njëpasnjëshme të armëve.

Momenti duhet të shihet edhe në dritën e historisë së gjatë dhe destruktive të dy Koreve, të cilat luftuan në një prej konflikteve më të përgjakshme të shekullit të 20-të, në një gadishull të ndarë që ende është teknikisht në gjendje lufte.

“Ndjehem sikur po shpërthej sepse është momenti kur po shkruhet historia e marrëdhënieve mes dy Koreve, për paqe dhe prosperitet”, tha Kim Joun Un. /Indeksonline/