16:07 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / LB

Zëdhënësi i AAK-së i reagon Bislimit për Elektroseverin, publikon një video të Kurtit

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi për marrëveshjen e djeshme ndërmjet KEDS-it dhe Elektroseverit.

Xhemaili ia ka kujtuar Bislimit qëndrimin e kryeministrin Kurti që si deputet opozitar kishte ndaj Elektroseverit.

“Prej kur marrëveshja me Elektroseverin, qenka bërë marrëveshje historike dhe sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën? Shiheni videon e mëposhtme të Albin Kurtit sa ishte në opozitë dhe qëndrimin e tij për Elektroseverin”, ka shkruar Xhemaili.