17:46 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zëdhënësi i Lipjanit jep detaje për vdekjen e 13 vjeçares në Baincë

Zëdhënësi i komunës së Lipjani, Diamant Bytyqi për IndeksOnline ka konfirmuar se viktima 13 vjeçare që vdiq sot në një burim të ujit në fshatin Banicë është nga fshati Nekovc.

Ai tha se në një burim të vrellës së ujit të ngrohtë në Baincë sot ka humbur jetën një e mitur.

“Ka ndodhur një rast i tillë. Në bazë të informatave të para është e vertët që ka nddhur një aksident, ka humbur jetën një vajzë 12-13 vjeçare.

Pishina është invenstm i banorëve lokal dhe nuk ka asnjë kontroll pasi nuk ka investuar komuna.

Ajo nuk është pishinë por është burimi i vrellës të ujit të ngrohtë së Baincës që është rregulluar prej fshatarëve me vet inciativë, me fondet e tyre”, ka thënë ai.

Bytyqi ka bërë apel ndaj qytetarëve të kenë kenë kujdes për fëmijët e tyre pasi nuk ka asnjë ekip shpëtimi në atë burim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për IndeksOnline ka thënë se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”./IndeksOnline/