22:34 / E Diele, 22 Maj 2022 / AR

Zëdhënësi i Qeverisë: Kurti nuk merr mëditje për udhëtimet

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk merr mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje.

Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, ka shkruar Kryeziu./Indeksonline/