21:17 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zëdhënësi i VV-së i përgjigjet Natyra Kuçit: Një kandidate, paska vendosur të na flijohet për çështjen

Kandidatja për deputete nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse NISMA e kalon pragun, atëherë ajo s’do të bëhet deputete.

Por ajo kundërshtoi fuqishëm pranimin e votave nga Serbia, shkruan Indeksonline.

“Nëse hyn NISMA në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.

Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”, ka shkruar ajo.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili tha se “një kandidate për deputete e AAK-së, parti kjo e sapo dalë nga koalicioni me Listën Serbe dhe me ministra kriminel e dhunues shqiptarësh si Rikallo paska tentuar në 3 fjali të mbajë moral politik”.

Manxhuka ka thënë se nga koalicioni i AAK-së dhe Listës Serbe ka bërë që kjo e fundit të fitoj pozita të larta shtetërore.

“Nga ish partiçkë që votonte buxhetin më të cilin qeveriste edhe Lista serbe madje nga pozita të larta shtetërore e deri te ministria e bujqësise dhe në vazhdimësi leshonte dokumente me cirilike sonte, një kandidate, paska vendosur të na flijohet për çështjen.

Populli e di dhe e ka ditur ku qëndron e vërteta. Me VETËVENDOSJE! s’ka me subjekte që Kosovës i referohen si Kosovë dhe Metohi dhe s’ka me subjekte që dërgojnë ministra që kanë kryer krime në Kosovë. Ju e moret përgjigjen me 6 tetor”, ka thënë ai./Indeksonline/