18:38 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zeka-Hotit: Nëse kalon demarkacioni i 2015, PDK e LDK duhet të kërkojnë falje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka reaguar ndaj një deklarate të Avdullah Hotit të LDK-së, i cili sot ka thënë se nëse kalon demarkacioni i vitit 2015, duhet të kërkohet përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare.

Sipas Zekës, ata që duhet të kërkojnë falje para qytetarëve, janë LDK-ja dhe PDK-ja, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se këto dy parti kanë nënshkruar marrëveshjen për demarkacion dhe janë përgjegjëse për të.

Ja postimi i Zekës pa ndërhyrje:

Dermarkacioni duhet te kaloje, edhe kush me kerku falje?

Abdullah Hoti, kryetar e grupit parlamentar te LDK-se, paska deklaru qe “nëse kalon demarkacioni, dikush duhet me kërku falje përpara qytetareve”!

Te vetmit qe duhet me kerku falje jane LDK-ja dhe PDK-ja, ngase marreveshja eshte nenshkruar nga keto dy parti ne Wien, pastaj per kalkulime politike nuk eshte sjellur ne Parlament.

Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Lima, duke mos kalkuluar politikisht per vota, po kombetarisht, duke e pare qe kjo gje eshte interes jetik i Kosoves, ka punuar intenzivisht ne zhbllokimin e kesaj situate. Kjo pune nuk ka pse shihet me xhelozi dhe inate nga askush.

Prandaj, demarkacioni duhet te kaloje, Parlamendi duhet te zhbllokohet, dhe qeveria duhet teper seriozisht ta luftoje krimin e organizuar, sidomos brenda policise, prokurorise dhe agjensioneve te pavarura, te cilat jane kthyer ne minishtete brenda shtetit te Kosoves!!! /Indeksonline/