08:10 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zeka i hidhëruar me deklaratën e Krasniqit, e kërcënon se do t’i shpalosë diçka…!

Deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i cili tha dje se është penduar që e ka futur Zekën në listën për deputetët.

“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

Mirëpo, këto fjalë nuk i kanë pëlqyer aspak deputetit Zeka. Në një reagim, ai ka thënë se fjalorit të tij i pengon vetëm profiterave të Republikës, transmeton Indeksonline

“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm nje pyetje: Çka kam perfitu unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm nje gje?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…

Vlen të theksohet se ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe deputeti Zeka përplasjen në distance e kanë filluar që nga ngritja e aktakuzës ndaj Zekës rreth mashtrimeve me viza pune për në Gjermani. /Indeksonline/