13:49 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Tatari i dëgjoi e ju tha: “Tatar kesh, por gjë nuk mora vesh”!

Po thonë: “A po merr kush vesh, çka po ngjet në vegshin e politikes sonë?”

Dikush nga vegshi po thotë: “Në vegsh jemi e vesh s’po marrim”! Mbase mediet mund të dinë diçka?! Pyetni ato?!Ndoshta e dinë, pse ndonjë parti tek ne është në valët e Vuçiqit për taksen e 100%?! Hajde babë, disa nuk po i ndahen hiq politikes se Beogradit?! Deri kur kështu?

TË TJERËT PO THONË: “Çka po zihet në vorbën e UÇK-së”?

Ndonjëri nga vorba po thotë: “Pyetni deputetet që votat i morën në emër te UÇK-së, ndoshta  ata e dinë?!

Po një gjeje nuk po ia gjejë fillin! Në politikën, në mediet e shoqërinë tonë, kemi gëzim apo hidhërim? Hidhërim pak po shohë e gëzim goxha si shumë! Mbase edhe kanë të drejtë që mos të mërzitën për gjeneratën në ikje, se gjenerata e re po vjen!

Mua një gjë po me vije keq. Për pak vite do të harrohen krimi e gjenocidi i Serbisë e do të flitet për gjoja krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Pa të cilën nuk do kishim as liri e pavarësi e që besa as ushtri!

Për ketë me vije më shumë se keq! Dreqi ta merri, këta të luftës edhe këto 20 vitet e pas luftës, mbase qelepir i kishin?!Le të ikin edhe në fund të Botës!

 A po Jo?S’na duhen më, ndoshta edhe pse u plaken!

Sikur të vdisnin në luftë, ndoshta do t’ua çonim të varri ndonjë buqetë me lule të freskëta apo artificiale?! Pak ka rendësi.

Vetëm të vdekurit janë të urtë! Të gjallët janë gjagadurë!Ata duhet shmangur disi nga jeta politike! Mbase edhe e meritojnë ketë trajtim. Ku ta dish!

Çka do të thoshte Tatari në rastin tonë?

Ndoshta, përsëris’do të merrte vesh?!

Shkruan: Jakup Krasniqi