11:07 / E Premte, 11 Janar 2019

Zeka: Ideja për taksën ishte e Bajram Hasanit, meritor është Ramush Haradinaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhës e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka folur për zhvillimet e fundit në vend, për punën e Kuvendit, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për Radio Urban FM, ai ka thënë se viti që lamë pas ka qenë më i rëndë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe më zhgënjyesi, përcjellë Indeksonline.

Zeka ka folur edhe për taksën 100% të vendosur produkteve që vijnë nga Serbia e Bosnja, duke thënë se më meritori për këtë është kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Më poshtë intervista e Zekës:

Ka qenë nga vitet më të rënda prej luftës e këndej 2018, parlamenti ka qenë në kollaps total, jofunksional dhe viti i kaluar ka qenë zhgënjimi im më i madh ën jetë kur e kam pa që pjesa dërmuese e deputetëve nuk i përfaqësojnë qytetarët ë i kanë votua dhe nuk e dinë detyrën e tyre ,e  janë marr me gjëra të parëndësishme për qytetarët.

Është tragjedi për vendin që pozita jemi të rrëzuar për tokë, ndërsa opozita është e vdekur komplet

Parlamenti i Kosovës nuk ka opozitë, ajo është marr me seanca të jashtëzakonshme, koti e hajgare, me u shfry e me shajt pozitën, Hashim Thacin, kryeministrin, Kadri Veselin, e pjesa dominonte e debatit në parlament ka qenë sharje dhe fyrje.

Nga kjo gjendje kalohet vetëm kur qytetari din me e peshu, me e vlerësu dhe me gjyku punën e çdo deputeti, sepse ne s’jemi të zgjedhur të merremi me politika të mëdha,

Shikoni rrugët e Prishtinës, në vend që kryetari të merret me to, në vend që qeveria të merret me shëndetësi, arsim, pensione, ne të gjithë trurin, vëmendjen trupin e kemi koncentruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Dialogu s’varet as nga Kosova e as Serbia por nga Brukseli dhe Vashingtoni.

Qytetarët e Prishtinës nuk i kanë as ashensorët e rregulluar, rrugët janë problem, bora është problem etj. Fëmijët duhet dërguar për trajtim në Turqi, Gjermani apo diku tjetër, përcjellë Indeksonline.

Shikoni çfarë banaliteti, janë rrokur liderët tanë se kush ka merita tani për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ideatori kryesor për taksën është ish-ministri Bajram Hasani, por tash dikujt i duket interesant që unë po ethëm duke qenë deputet i Nismës, pasi ka qenë pikërisht Nisma që ka kundërshtuar ministrin e saj në vendosjen e taksës.

Tash po qohet Nisma thotë ne, qohet Kadri Veseli thotë Enver Hoxhaj.

Taksën e ka vendosur i zoti i shpisë, në këtë rast, Ramush Haradinaj.

Meritor për taksë, ushtri e dialogun, komunikimin e drejtpërdrejt me Mogherinin, të cilës i tha se nuk keni kredibilitet sepse po i mbani anën Serbisë, e ka kryeministri Ramush Haradinaj.

Sa i përket Interpolit kemi pasur mangu 40 vota sepse ministri i Jashtëm, u qu një ditë para votimit dhe tha se do të hyjmë 100% NË Interpol, atëherë ai është dashur të jap dorëheqje për një deklaratë të tillë 24orë para votimit

Arsyetimi i ministrit ishte fyrje pasi tha se Serbia loboi përmes disa femrave kundër Kosovës.

Këto asistente që shpërndanin informata sipas videos së shpërndarë nga MPJ, po dalin të jenë prostituta.

Numri i madh i zv/ministrave po e han buxhetin e Kosovës. Edhe Nisma nuk është asnjë milimetër më pak me gjynahe se të tjerat.

Kam thënë që kur në një rast Jakup Krasniqi e kërkoi dorëheqjen e kryeministrit, unë isha i pari njeri e deputet që thash se nëse ti mendon që kjo qeveri nuk e ka mirë, urdhëro hiqe partinë tënde nga Qeveria dhe ajo do të bie.

Por, nuk kemi alternativë më të mirë tani, a mendoni se qytetarët do të mbështesnin një parti që merret vetëm me sharje, denigrime e fyerje?

Ne që deri para dy vitesh kishim shpresë te VV-ja, tani e kemi parë që ajo merret vetëm me fjalë e patriotizëm. Duhet të vijë një klasë politike që mendon për problemet sociale të qytetareve, shkruan tutje Indeksonline.

Është kriju një sistem i krimit në Kosovë, nuk kemi të bëjmë më me individë. Ushtria e policia janë të vetmit që më bëjnë krenar. Hetuesit e Policisë së Kosovës ka kaq nivel të lartë të krimit, pastaj 80% të prokurorëve janë të zhytur në krim të organizuar.

E kanë kap drejtësinë, prokurorinë, policinë në dorë dhe mbi bazën e kësaj, Kosovës i duhet një Vetting.

Por, një gjë të tillë e kundërshtojnë në Kosovë mbi 60% të deputetëve që kanë biznese private dhe i kap Vettingu.

Me 1 milion vështirësi kam arrit të krijoj një komision për ta hetuar PTK-në e Valën, si ka mundësi që tërë ato hajni nuk i ka hetuar deri më tani askush?

Në prokurorinë dhe gjyqësinë e Kosovës duhet të vijë një brez i ri që të besoj në Zot e drejtësi.

Në Shqipëri ka jurist shumë të zotë, e te ne shumica janë analfabet, budall, të paditur e të korruptuar.

Në Shqipëri po bëhet me një lehtësi të jashtëzakonshme Vettingu.

Duhet të fillohet sa më parë Vettingu në Kosovë sepse është i vetmi shpëtim për vendin, të gjithë duhet të kalojnë në këtë proces të Vettingut në Kosovë.

Përderisa unë besoj edhe shumë kolegë të mi, kemi kërkuar që Kosova vet të bëj një gjykatë speciale, të dënohen ata persona  që kanë bërë krime të luftës apo joluftës, sepse pas luftës kanë ndodhur më shumë vrasje

Unë besoj në pastërtinë e UÇK-së, kisha në Maushë nuk ka qenë  e prekur gjatë luftës, ajo u kall në vitin 2004, prandaj u dash të bëhej një gjykatë speciale të hetoj kish e organizoi ngjarjet e 2004, kush i kreu vrasjet e pasluftës etj.

Është trishtuese që unë frikësohem në këtë vend, a mund të besosh në Parlament të Kosovës, vetëm pse jemi në parti të ndryshme nuk bisedojmë mes vete.

Me pa qysh pimë kafe me Listën Serbe ti habitesh, thua jemi shtatë herë vëllezër, e deputetët e VV nuk na përshëndesin, nuk na flasin, na shikojnë sikur të jemi shtatë herë Millosheviq.

Në momentin kur e kundërshton një ide në Kuvend, të gjuhen në gjëra personale, në familje.

Nuk arrijnë të dallojnë kundërshtimin politik, përcjellë Indeksonline.

Kundërshtari më i madh i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit në parlament jam unë, sa shtatë herë VV-ja bashkë unë i kam kundërshtu ata.

Në krejt botën perëndimore, atë pak shkollë dhe eksperiencë që e kam kry në Suedi, kur ty të arreston dikush, gazetarët e marrin automatikisht palën tanë, sepse ti je pala e dëmtuar.

I vetmi vend ku të gjuhet gjyqësia, policia, prokuroria e madje edhe gazetarët, është Kosova.

Do të dal e vërteta në pah, ose të bëhet specialja përmes Rusisë, Serbisë ose përmes Brukselit.

Po të isha kryeministër 80% të veturave i kisha shit, asnjë zv/ministër nuk kish guxu me ardh me veturë në punë.

E kemi penalizu presidentin Thaci se kemi lënë me fol deri në pikë. E nëse ka analist apo dikush që mundet me kundërshtu iden e tij le të ma thotë.

Askush nuk e di cka mendon Thaci, as opozita as analistët, vetëm e kanë kapur veriun si arsyen.

Numër i madh i gazetarëve nuk e dijnë sa kilometra ka veriu, e ne duke paragjyku presidentin, e duke i konvenu partive, sidomos opozitës, ne po flasim vetëm për vota.

I bëj thirrje qytetarëve të votojnë një politikan që do të thotë kam me bërë çerdhe në çdo fshat, azil të pleqve, spitale.. gjërat e mëdha varen vetëm nga Brukseli dhe Uashingtoni.

U quam me këmbë të para e të pramta për demarkacionin duke hedh gaz, e prapë në fund u votua.

Kur rrimë me ndërkombëtarët, ata na tregojnë shumë gjëra, marrëveshja nëse bëhet në atë formë që pjesa e Leshakut, Leposaviqit që kontrollohet nga serbët, e jo Ujmani, Trepça apo Veriu i Mitrovicës do të mbesin me Kosovë, kjo do të jetë marrëveshja finale.

As Serbinë as Kosovën në marrëveshjen finale nuk do ta pyes askush, vetëm ju thonë nënshkruani këtu.

Mos të mendojnë liderët tanë që janë më patriota se Ali Izetbegoviq, i cili pa dëshirë e ka nënshkruar marrëveshjen.

Detyra jonë si politikanë është mos të shesim benzinë, naftë të përzirë me ujë në vend, mos të shesim barna e ushqim të prishur

Ne kemi bërë një shtet të Burdushit, kemi leju mafinë me bo çka të dëshiroj me ushqim, benzinë, naftë, barna etj, transmeton Indeksonline.

Pas taksës ne e pamë ndikimin e Serbisë, e sot ka akoma serb që vozisin me tabela të vjetra e nuk kemi çka me i bë.

Janë qu krejt në këmbë të mrama me greva me ua rrit rrogat, sepse politikanë kanë shku dhe kanë bë marrëveshje me ta qysh me marr vota, duke premtu se do tua rrisin rrogat, pa mendu për buxhetin.

Kategoria më e prekur në Kosovë janë penzionerat, pastaj fëmijët meritojnë shumë kujdes.

Qysh me u pagu 90 zv/ministra me shoferë e asistente e mos me u përdor për diçka tjetër ato para.

Brenda kësaj qeverie janë katër qeveri, është ajo e AAK-së me më së paku ndikim, Pacolli me 1 deputet i ka 4 ministri, pastaj PDK-ja e Nisma.

Dardan Gashi është kombaja e qeverisë, ta han qeverinë, pa asnjë deputet.

Vitin 2019 do të votohet ligji për pagat që kalon nëpër komisione ku unë jam anëtar, do të bëhet nivelizimmi i pagave dhe do të aprovohen edhe disa ligje që janë kërkesë e BE-së

Sa i përket vizave dhe hyrja në BE pres të bëhet pas 30 vitesh. /Indeksonline/

Mos i humb

Të fundit