08:43 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / FG

Zeka: Pesë deputetë të LVV-së do të krijojnë një ‘grup opozitarizmi’ brenda partisë, ndër to edhe Vasfije Krasniqi

Gazetari, Milaim Zeka, ka thënë se pesë deputetë të LVV-së pritet të krijojnë një grup opozitarizmi brenda Vetëvendosjes.

Pjesë e këtij grupi sipas ish-deputetit, pritet të jetë edhe deputetja e VV-së, Vasfije Krasniqi, e cila është e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe që ka patur pakënaqësi të mëdha me VV-në dhe kryeministrin Kurti.

Tutje Zeka në emisionin “Politiko” tha se edhe Lista Guxo do të bëjë një lloj opozite kundër VV-së.