10:14 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Zeka vazhdon sulmet verbale me deputetët e VV-së edhe në Kuvend

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka vazhduar me sulmet verbale ndaj Lëvizjes Vetëvendosje pas incidentit të javës së shkuar.

Në foltoren e Kuvendit, Zeka tha se nuk do të durojë Vetëvendosjen, duke e paralajmëruar se do të publikojë dosje dhe dokumente, siç tha për bashkëpunimin e tyre me Beogradin.

“Më vjen shumë keq që qytetarët e Kosovës, po e shohin që ka këtu parti politike që e kanë program, zhvillim, synin shkatërrimin e atyre pak institucioneve që janë ndërtuar. Qytetarët do ta shohoin kush ka ardhë me bo luftë qytetare.

Të gjitha do të shpalosen në parlament. Do të flasim me dosje, dokumente, e jo akuza paushalle” tha ai.

Zeka shtoi se është fyer edhe nga deputetët të tjerë të VV-së që nuk kanë reaguar ndaj sulmit fizik që ka pësuar në studio televizive nga Frashër Krasniqi.

Gjatë fjalës së tij, pati reagime në Kuvend nga deputetë të VV-së.

“Unë nuk jam Kadri Veseli që ju ka kriju me i shkatërru dhe i keni dalë tepricë teknologjike. Unë s’do të ju duroj. Unë mund t’i bie shuplakë Albin Kurtit, por nuk jam rrugaç.

Rexhep Selimi duhet të ketë turp, pasi ka marrë qëndrim ta mbrojë deputetin e tij. Ndërsa unë ia kam mbrojt familjen”, tha ai.

“Mua më ka rreh Albini, Glauku, Selimi e Albulena Haxhiu, gjyshin e së cilës e kam pas idol. Ju folni shqip, por jeni më të zi se Lista Serbe”, tha deputeti Zeka./AktivPress