14:03 / E Premte, 01 Korrik 2022 / k.v

Zekaj mposhtet në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj nuk ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare Oran 2022.

Zekaj u mposht nga nënkampioni i botës i vitit të kaluar, Aleksandar Kukolj i Serbisë, përcjell KosovaPress.

Pavarësisht kësaj, Zekaj do të vazhdojë garat sot, mirëpo në rrugën drejt medaljes së bronztë nëpërmjet fazës së repesazhit.