18:48 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zekerija Ramadani konfirmon nëse do ta marrë drejtimin e Feronikelit

Zekerija Ramadani sot njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Shkupit.

Dhe menjëherë u raportua se Ramadani mund të rikthehet në Superligën e Kosovës.

Sport-24h e ka kontaktuar sot Ramadanin në lidhje me këto spekulime.

Ish-trajneri i Trepça’89, Feronikelit dhe Flamurtarit të Vlorës u përgjigjë qartë dhe shkurt.

”Ka vetëm disa dëshira tek disa njerëz të Feronikelit, por nuk ka asgjë konkrete”, tha Ramadani./IndeksOnline/